Forcat e Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një tjetër operacion ajror në Detin e Karaibeve, duke goditur një anije të dyshuar për trafik droge, ku si pasojë mbetën të vrarë tre persona.
Sipas ushtrisë amerikane, mjeti lundrues po lëvizte në një korridor të njohur të trafikut të narkotikëve dhe dyshohej se ishte i përfshirë në aktivitete të paligjshme që lidhen me grupe të cilësuara si “narko-terroriste”. Operacioni u konfirmua nga Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM), e cila bëri të ditur se sulmi ishte rezultat i informacioneve të inteligjencës.
Ky është një nga disa aksionet e ndërmarra muajt e fundit në rajon, në kuadër të fushatës së Uashingtonit kundër trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt tregut amerikan. Sipas të dhënave zyrtare, që nga nisja e kësaj fushate në vitin 2025, numri i viktimave nga operacione të tilla ka arritur në dhjetëra.
Megjithatë, këto ndërhyrje kanë ngjallur debat ndërkombëtar, pasi organizata dhe ekspertë të ndryshëm kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e sulmeve, duke i konsideruar në disa raste si veprime jashtë kuadrit ligjor në ujëra ndërkombëtare.









