Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë – fiton 4-2 ndeshjen e rradhës ndaj Stuttgartit

Bayern Munich është shpallur kampion i Gjermanisë pasi ka mposhtur VfB Stuttgartin me rezultat 4-2 në një ndeshje të mbushur me gola dhe përmbysje.

Sfida nisi me surprizë, ku Stuttgart kaloi i pari në epërsi në minutën e 21-të me golin e Chris Führich. Megjithatë, Bayern reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 31-të me Raphael Guerreiro, i cili shënoi pas asistit të Jamal Musialas.

Vetëm dy minuta më pas, në minutën e 33-të, bavarezët përmbysën rezultatin me golin e Nicolas Jackson, pas një aksioni të ndërtuar nga Luis Díaz. Dominimi i Bayernit vazhdoi dhe në minutën e 37-të u shënua goli i tretë, kur një goditje e Alphonso Davies u devijua dhe përfundoi në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Bayern vulosi fitoren në minutën e 52-të me Harry Kane, i cili realizoi për 4-1 pas një topi të kthyer në zonë. Stuttgart arriti të ngushtojë shifrat në minutën e 89-të me një gol të Chema Andrés, por pa ndryshuar fatin e ndeshjes.

Me këtë fitore dhe 79 pikë në renditje, Bayern Munich siguron titullin kampion në Bundesliga, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm.