Asllani e bën sefte me Beshiktashin në Turqi – Golin e parë e shënon ndaj Samsunspor

Kristjan Asllani ka realizuar golin e tij të parë në futbollin turk me fanellën e Beshiktashit, në ndeshjen ndaj Samsunspor.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në minutat shtesë të takimit, pasi skuadra e tij fitoi një penallti. Ekzekutimin e saj e mori përsipër vetë Asllani, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar golin që ngushtoi rezultatin në 2-1, shifër me të cilën u mbyll edhe ndeshja.

Ky ishte goli i parë i tij në kampionatin turk, ku ai po aktivizohet me Beshiktashin.

SHIH VIDEON