Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku një këmbësor rreth 70 vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, i cili ende nuk është identifikuar, ka goditur këmbësorin me forcë, duke i shkaktuar plagë të rënda që rezultuan fatale në vendngjarje.
Autoritetet policore kanë mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të identifikuar drejtuesin e automjetit.
Ndërkohë, pritet që ekspertiza rrugore të përcaktojë shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të rastit.









