Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër pas zjarrit të ndodhur në një pallat në Tiranë, duke e shndërruar ngjarjen në një debat të fortë politik me akuza në disa drejtime.
Në një deklaratë publike, Salianji ka kritikuar atë që ai e cilëson si heshtje dhe qëndrim mbrojtës nga ana e opozitës, duke akuzuar drejtpërdrejt kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, se po mbron ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Sipas tij, kjo mbrojtje tregon për lidhje të vjetra dhe të forta mes figurave politike, duke ngritur dyshime mbi rolin real të opozitës në përballjen me abuzimet në sektorin e ndërtimit.
Në të njëjtën kohë, Salianji ka drejtuar akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, duke i konsideruar si përgjegjës kryesorë për ndërtimet pa standard dhe për situatat që, sipas tij, çojnë në ngjarje të rënda si zjarri i fundit.
Ai thekson se shmangia e përgjegjësisë për figura të caktuara nuk është rastësi, por një strategji e qëllimshme për të devijuar vëmendjen dhe për të mbrojtur interesat e përbashkëta.
Në deklaratën e tij, Salianji shkon më tej duke pretenduar se ekziston një sistem i ndërlidhur mes pushtetit dhe opozitës, ku, sipas tij, aktorë të njëjtë ekonomikë dhe politikë bashkëpunojnë për të ruajtur status quo-në.
Në përfundim, ai bën thirrje për një ndryshim të thellë politik, duke theksuar se reforma duhet të nisë jo vetëm nga qeveria, por edhe nga vetë opozita, të cilën e konsideron të domosdoshme për një alternativë reale për qytetarët shqiptarë.
Postimi i Salianjit
Mbrojtja që Sali Berisha i bëri sot Fatmir Xhafajt nxori në dritë atë që shumëkush e dyshonte prej kohësh: lidhjet e tyre janë të vërteta dhe të thella.
Përgjegjësit kryesorë për korrupsionin dhe pallatet pa standard janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Por të shmangësh rolin e Xhafajt nuk është thjesht devijim dhe tymnajë, por është mbrojtje e qëllimshme.
Faktet janë aty:
– firma e Xhafajt si ministër i Brendshëm për dakordësinë e projekteve tek pallatet e Lilos, tek ish-policia bashkiake
– pallatet e Lilos në gjysmën e Tiranës
– dhe mbi të gjitha: dhëndri i Xhafajt që jepte lejet e ndërtimit si drejtor në bashki!
Sot, pavarësisht se në shkelje të ligjit ai përfituar nga “Lubia” licenca për park energjetik, PD hesht, ashtu siç hesht për mosnisjen e hetimit pasuror ndaj Xhafajt në zbatim të ligjit antimafia apo siç i bashkohet në nismat për kontrollin punëtor-fshatar nëpër gjykata! Ashtu sic heshten dhe rrudhën buzët kur denoncoja katet pa leje para pallateve!
Kjo nuk është rastësi.
Kjo është skemë.
Disa përpiqen ta justifikojnë: “e mbron Xhafajn se kanë qenë bashkë në Partinë e Punës.”
Jo miq, kjo është shumë më e thellë.
Mbrojtja vjen nga bashkëpunimi me të njëjtët biznesmenë që ushqejnë dy autokratët:
– Ramën në qeveri
– Berishën në opozitë
Prandaj nuk kërkohet hetim pasuror për Xhafajn sipas ligjit antimafia.
Prandaj heshtet për licencat me panele diellore dhe përfitimet direkte.
Prandaj sulmohet kushdo që prek këtë rrjet e mesa duket prandaj Berisha shpif sikur une kam dashur te vras Xhafaj!
E vërteta është e thjeshtë dhe e hidhur:
Sali Berisha nuk është alternativë për ndryshim pushteti, por fytyra tjetër e të njëjtës medalje!
Është mekanizëm mbajtjeje në pushtet për Edi Ramën.
Dhe për këtë arsye, beteja është e dyfishtë:
👉 të rrëzojmë autokratin në qeveri
👉 të largojmë uzurpatorin në opozitë
Pa pastruar opozitën, nuk mund të fitohet Shqipëria.
Partia Demokratike ka nevojë për ndryshim, Shqipëria ka nevojë për ndryshim! Boll më









