Autoritetet kanë zbardhur emrat e katër personave të arrestuar në lidhje me zjarrin e rëndë që përfshiu një pallat në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Në pranga kanë rënë inxhinieri Enver Ademi, kontraktori i fasadës Altin Furtuna, administratori i pallatit Agron Cara, si dhe menaxherja e një biznesi në katin e parë, Razie Sula. Ndërkohë, është shpallur në kërkim ndërtuesi i kompleksit, biznesmeni Armand Lilo.
Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit vijojnë, ndërsa institucionet përgjegjëse po analizojnë përgjegjësitë e secilit prej të përfshirëve në këtë ngjarje.
Si pasojë e flakëve, dhjetëra apartamente janë shkatërruar, ndërsa rreth 11 persona kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të asfiksisë nga tymi. Një grup pune është ngritur për të kryer inspektime të detajuara dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.









