Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në Kahramanmaraş, ku persona të armatosur kanë hapur zjarr brenda ose në afërsi të ambienteve të institucionit arsimor.
Sipas autoriteteve, ndërtesa është evakuuar menjëherë pas incidentit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipe emergjence. Raportohet për 4 të vdekur.
Ngjarja ka shkaktuar panik të madh në zonë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Guvernatori i provincës, Mükerrem Ünlüer, konfirmoi se bëhet fjalë për një incident serioz dhe theksoi se strukturat shtetërore janë angazhuar maksimalisht për menaxhimin e situatës dhe hetimin e saj.









