Presidenti i SHBA kritika marrëveshjes bërthamore së 2015 me Teheranin – Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë parandaluar një përshkallëzim të madh në Lindjen e Mesme, duke pretenduar se Iran ishte në prag të zgjerimit ushtarak në rajon.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane kanë ndalur planet e Teheranit për, siç u shpreh ai, “pushtimin e rajonit”.

Ai shtoi se, pa ndërhyrjen e SHBA-së, Irani do të kishte ndërmarrë veprime ushtarake ndaj disa vendeve të Lindjes së Mesme dhe do të kishte avancuar më shpejt drejt zhvillimit të armëve bërthamore.

Trump kritikoi gjithashtu marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, duke argumentuar se ajo nuk arriti të frenojë ambiciet bërthamore të Iranit, ndërsa përmendi si vende të rrezikuara potencialisht Izraelin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.