Zgjedhjet në Hungari – vjen reagimi i zv/presidendit Vance: Humbja e Orbánit, e keqe për SHBA

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar se humbja e kryeministrit hungarez Viktor Orbán në zgjedhje përbën një zhvillim negativ për SHBA-në.

Në një intervistë për Fox News, Vance theksoi se Orbán ka qenë ndër të paktët liderë evropianë të gatshëm të përballet me burokracinë në Bruksel, duke e cilësuar atë si një figurë të rëndësishme për interesat amerikane.

Ai e përshkroi liderin hungarez si një drejtues të suksesshëm që ka pasur ndikim transformues gjatë 16 viteve në pushtet, ndërsa shprehu keqardhje për humbjen e tij.

Megjithatë, Vance nënvizoi se Uashingtoni do të bashkëpunojë me qeverinë e re të Hungarisë, e cila pritet të drejtohet nga Péter Magyar, duke garantuar vijimësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.