Presidenti kinez Xi Jinping ka prezantuar një propozim me katër pika për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme, gjatë një takimi në Pekin me Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Sipas mediave zyrtare kineze, plani përfshin respektimin e bashkëjetesës paqësore, sovranitetit kombëtar, zbatimin e së drejtës ndërkombëtare dhe balancimin mes zhvillimit ekonomik dhe sigurisë.
Propozimi vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajon, ndërsa Pekini synon të luajë një rol më aktiv në nxitjen e dialogut dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme.









