Deputeti i Sali Berishës fyen shqiptarët – Me etiketimin oriental “milet” i faturon fajin popullit pse partia e tij nuk votohet si opozita në Hungari

Një deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka ndezur debat në rrjetet sociale, pasi ai ka përdorur termin me ngarkesë përçmuese “milet” për të përshkruar shoqërinë shqiptare.

Në një reagim pas zgjedhjeve në Hungaria, Strazimiri krahasoi votuesit hungarezë me shqiptarët, duke vlerësuar të parët si “shoqëri njerëzish” dhe duke nënkuptuar të kundërtën për qytetarët shqiptarë.

Deklarata e tij është interpretuar nga kritikët si një shprehje mllefi ndaj elektoratit, duke i atribuar indirekt popullit përgjegjësinë për dështimet politike të opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

Sipas reagimeve, një qëndrim i tillë shmang përgjegjësinë nga vetë Partia Demokratike, e cila prej kohësh përballet me akuza për mungesë rinovimi, figura të konsumuar politikisht dhe përjashtim të zërave kritikë ndaj lidershipit.

Komenti i Strazimirit ka rikthyer në vëmendje raportin mes politikës dhe qytetarëve, si dhe mënyrën se si elitat politike reagojnë ndaj humbjeve dhe mungesës së mbështetjes në publik.

Statusi i deputetit Gent Strazimiri:

Hungarezët sot patën 2 mundësi zgjedhje: 

* “djathtas” dhe “edhe më djathtas”…

Zgjodhën “djathtas” 👏 !

Dhe bënë mirë se, kjo puna me “edhe më…”, “edhe më…” nga mandati në mandat, shkon ku shkon përfundon majtas… 

…si të gjithë këta horrat që nuk lëshojnë pushtet…

Hungarezët janë shoqëri njerëzish, jo milet!!!