Rishfaqet Salianji pas “avullimit” 1 mujor – Frymëzohet nga humbja e Orban: Autokracitë rrëzohen me votë, është radha jonë’”

Ervin Salianji ka reaguar pas zhvillimeve politike në Hungary, duke e cilësuar fitoren e opozitës si një shembull frymëzues për ndryshim politik përmes votës.

Pas një heshtje avulluese një mujore, Salianji i frymëzuar nga humbja e Orban nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Salianji thotë se fitorja e opozitës së drejtuar nga Peter Magyar tregon se edhe regjime të konsideruara të forta politikisht mund të përmbysen përmes procesit zgjedhor.

Ai shkruan se rasti i Hungarisë rrëzon, sipas tij, një “mit politik” që përdoret shpesh edhe në debatet e brendshme në Shqipëri, ku qeverisja e gjatë e Viktor Orban krahasohet me modele të pushtetit të konsoliduar dhe të vështirë për t’u ndryshuar.

Salianji e përshkruan opozitën hungareze si një forcë që u riorganizua, ndryshoi lidershipin dhe arriti të mobilizojë qytetarët me një qasje të re politike, duke e kthyer garën zgjedhore në një fitore të thellë.

Në mesazhin e tij, ai e lidh këtë zhvillim me situatën politike në Shqipëri, duke theksuar nevojën për ndryshim dhe përgjegjësi politike brenda opozitës shqiptare.

Në përfundim, Salianji thekson se “asnjë pushtet nuk është më i fortë se qytetarët e bashkuar”, duke e mbyllur reagimin me mesazhin: “Hungaria e bëri, është radha jonë”.