SHBA shpall bllokadë detare ndaj Iranit : Mbyllen hyrje-daljet në porte

Komanda Qëndrore e Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur detaje mbi një operacion të ri detar, duke konfirmuar se do të vendoset bllokadë ndaj trafikut detar që hyn dhe del nga portet e Iran.

Sipas njoftimit zyrtar, masa do të nisë më 13 prill dhe do të zbatohet nga forcat amerikane në mënyrë të koordinuar, duke përfshirë kontrollin e të gjitha anijeve që operojnë në portet iraniane në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit.

Komanda amerikane thekson se bllokada do të aplikohet në mënyrë të njëjtë për të gjitha anijet, pavarësisht shtetit të origjinës, ndërsa nuk do të pengohet lëvizja e anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit drejt porteve jo-iraniane.

Vendimi vjen menjëherë pas dështimit të negociatave mes SHBA dhe Iranit në Islamabad, duke rritur ndjeshëm tensionet në një nga zonat më strategjike të tregtisë globale të energjisë.