Sondazhi ‘bombë’ – Opozita drejt fitores së madhe në Hungari – Orban në pikiatë…

Pas mbylljes së votimit në Hungary, sondazhet e para të publikuara nga BBC tregojnë një përmbysje të fortë në skenën politike të vendit.

Sipas matjeve të fundit, partia opozitare Tisza, e drejtuar nga Peter Magyar, rezulton në avantazh të thellë ndaj partisë në pushtet të Viktor Orban.

Një sondazh i institutit Median i jep opozitës rreth 57% të votave, duke sugjeruar fitimin e mbi 130 mandateve në parlament, mjaftueshëm për një shumicë të cilësuar. Ndërkohë, një tjetër sondazh nga 21 Research Centre e vendos Tisza në rreth 55%, gjithashtu shumë pranë kontrollit të fortë të parlamentit.

Nga ana tjetër, partia Fidesz e Orban parashikohet të marrë rreth 37-38% të votave, duke pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Nëse këto projeksione konfirmohen, Hungaria mund të përjetojë një ndryshim historik politik, me largimin e Orban nga pushteti pas më shumë se një dekade dominimi.