Politika uron Pashkën ortodokse – Mesazhe nga Rama, Berisha dhe Begaj”

Krerët më të lartë të politikës shqiptare kanë përcjellë urime për besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkës, e cila kremton “Ngjalljen e Krishtit”.

Edi Rama uroi besimtarët përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar festën si simbol të shpresës dhe ringjalljes.

Nga ana tjetër, Sali Berisha përcolli një mesazh më të gjatë urimi, duke theksuar rëndësinë shpirtërore të Pashkës dhe mesazhet e saj për paqe dhe besim.

Urime për këtë ditë të shenjtë dha edhe presidenti Bajram Begaj, i cili uroi besimtarët ortodoksë shqiptarë përmes një mesazhi publik të shoqëruar me pamje nga ceremonitë festive.