Në Vlorë është goditur një rast i dyshuar i shpërndarjes së lëndëve narkotike, ku një 17-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa një tjetër adoleshent është proceduar në gjendje të lirë.
Operacioni u zhvillua nga forcat e posaçme Shqiponjat, pas informacioneve për aktivitet të dyshimtë të dy të rinjve në disa zona të qytetit.
Gjatë kontrollit, tek i mituri u gjetën doza të dyshuara kokainë dhe kanabis, të ndara dhe të fshehura në sendet personale, ndërsa hetimet paraprake dyshojnë për shpërndarje të lëndëve narkotike tek adoleshentët.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe rolit të secilit prej të përfshirëve









