Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar figurën e Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si një zgjedhje shumë të mirë për postin e presidentes së Kosovës.
Deklarata e tij u bë pas Akademisë Përkujtimore për Betejën e Koshares, ku Abdixhiku theksoi se kreu i shtetit duhet të jetë një figurë bashkuese dhe me aftësi për të përfaqësuar vendin denjësisht në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, Osmani i përmbush këto kritere, duke pasur rolin dhe profilin e duhur për të udhëhequr politikën e jashtme dhe për të siguruar përfaqësim në nivelet më të larta globale.
Ndërkohë, Abdixhiku u shpreh se LDK-ja nuk mbështet kandidatët aktualë të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë post.









