Aksident i rëndë në Lumin e Vlorës – disa të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të shtunë në zonën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Gjorm.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur jashtë saj, duke shkaktuar plagosjen e disa personave.

Burimet bëjnë me dije se tre persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe dy fëmijë nën moshën 14 vjeç. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet mjekësore, të cilat po japin ndihmën e parë për të plagosurit.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.