Vetëm një ditë pasi u rritën çmimet, Bordi i Transparencës ka bërë një tjetër ndërhyrje në tregun e karburanteve, duke reflektuar ndryshime të reja për naftën dhe benzinën.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i naftës ka pësuar një ulje të ndjeshme prej 8 lekësh, duke zbritur në maksimumin prej 209 lekë për litër në shitje me pakicë. Ndërkohë, benzina është ulur me 1 lekë, duke arritur në 175 lekë për litër.
Vendimi hyn në fuqi këtë të shtunë në orën 16:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të rishikohen sërish çmimet në varësi të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare.
Autoritetet paralajmërojnë operatorët e tregut për zbatim të detyrueshëm të çmimeve të vendosura, duke theksuar se çdo shkelje do të ndëshkohet me masa deri në pezullim aktiviteti.
Këto luhatje të shpeshta të çmimeve vijnë në një periudhë pasigurie në tregjet globale të energjisë, duke reflektuar ndikimin e zhvillimeve ndërkombëtare edhe në tregun vendas









