Përshkallëzohet konfliktit në Lindjen e Mesme – Hezbollah u kundërpërgjigjet me raketa bombardimeve vdekjeprurëse të Izraelit në Liban

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po merr përmasa të reja, teksa Hezbollahu ka ndërmarrë një sulm me raketa drejt veriut të Izraelit, në atë që e cilëson si përgjigje ndaj “shkeljes së armëpushimit”.

Sulmi vjen pas një vale të fuqishme bombardimesh nga Izraeli në territorin libanez, ku sipas autoriteteve në Bejrut, janë vrarë të paktën 250 persona. Kryeqyteti u godit rëndë, përfshirë edhe zona të banuara, duke nxitur reagime të forta nga udhëheqja libaneze, e cila e ka cilësuar ofensivën si një “masakër të re”.

Nga ana tjetër, Izraeli ka mbrojtur veprimet e tij, duke deklaruar se operacionet ushtarake kundër Hezbollahut nuk janë pjesë e armëpushimit të arritur mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Ky interpretim është kundërshtuar nga Teherani dhe Pakistan, i cili ka luajtur rol ndërmjetësues në arritjen e marrëveshjes.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka theksuar se Libani nuk përfshihet në marrëveshjen e armëpushimit, duke i shtuar më tej paqartësitë dhe tensionet në rajon.

Situata mbetet jashtëzakonisht e brishtë, me rrezikun e një përshkallëzimi të plotë rajonal që rritet nga ora në orë, ndërsa palët vazhdojnë të japin interpretime të ndryshme mbi kufijtë dhe kushtet e armëpushimit.