Autobusi i ekipit madrilen, Atlético Madrid, u sulmua me gurë sapo mbërriti në Camp Nou për ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. Si pasojë, dy dritare të autobusi u thyen, një incident që përsëriti skenën e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, reagoi i zhgënjyer: “Klubi është ende i njëjtë, nuk mund ta përmirësojmë. Ky nuk është një incident i izoluar; ndodh zakonisht kur vijmë në Barcelonë,” citon Fabrizio Romano.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 0-1 në favor të madrilenëve, falë një goli spektakolar të Julián Álvarez, i cili shënoi pas një goditjeje standarde dhe shkaktoi ndërhyrjen e gabuar të portierit Cubsar, që u ndëshkua me karton të kuq.









