Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka mbërritur në Hungaria për të shprehur mbështetjen e administratës së Donald Trump për kryeministrin Viktor Orbán, në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Vance pritet të zhvillojë një takim me Orban dhe më pas të mbajë një fjalim në aktivitetin “Dita e Miqësisë Hungarezo-Amerikane”, ku do të trajtohen marrëdhëniet mes dy vendeve.
Para nisjes nga Uashingtoni, ai u shpreh se në fokus të diskutimeve do të jenë çështje të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Evropën dhe situatën në Ukrainë.
Presidenti Donald Trump ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për Orbanin, duke deklaruar se e përkrah plotësisht në zgjedhjet e ardhshme.
Fushata e Viktor Orbán është përqendruar kryesisht në politikën e jashtme, duke theksuar rolin e tij në ruajtjen e marrëdhënieve të mira si me SHBA-në ashtu edhe me Vladimir Putin.









