Ndonëse dominon daljet nëpër media – Berisha viktimizohet para shqiptarëve i akuzon mediat si të kontrrolluara nga qeveria

Sali Berisha ka vijuar kritikat ndaj mediave në vend, duke i cilësuar ato si të ndikuara nga qeveria dhe të përfshira në përhapjen e propagandës në favor të Edi Ramës.

Në fjalën e mbajtur gjatë tubimit të përjavshëm të opozitës në Tiranë, ai theksoi se qytetarët që marrin pjesë në këto takime përfaqësojnë, sipas tij, zërin e vërtetë të kundërshtimit ndaj qeverisë.

Berisha u ndal veçanërisht te debatet televizive, për të cilat tha se krijojnë një perceptim të shtrembëruar të realitetit në vend, duke e paraqitur Shqipërinë si një shtet me standarde të krahasueshme me qytete si Praga, Berlini dhe Parisi.

Megjithatë, pavarësisht këtyre akuzave, daljet dhe konferencat e tij për shtyp vazhdojnë të transmetohen drejtpërdrejt nga shumica e televizioneve, duke nxjerrë në pah kontrastin mes qëndrimeve të tij ndaj mediave dhe hapësirës që ato i ofrojnë.