Politano vendos ndeshjen – Napoli mposht Milanin dhe merr vendin e dytë në Serie A

Në kryendeshjen e javës së 31-të të Serie A, Napoli triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Milanit, falë golit vendimtar të Matteo Politano nga stoli.

Përballja, e ngjashme më shumë me një ndeshje shahu, ishte e ekuilibruar për 79 minuta, me Milanin që dominonte posedimin e topit, ndërsa Napoli që priste mundësinë e duhur.

Në minutën e 79-të, Politano shfrytëzoi një devijim të mbrojtjes kuqezi, duke surprizuar portierin Maignan dhe duke vendosur rezultatin final.

Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e dytë me 65 pikë, ndërsa Milan bie në vendin e tretë me 63 pikë, pas javës së 31-të të kampionatit italian.