Plagoset gruaja me armë zjarri në Kamëz – Dyshohet nga bashkëshorti aksidentalisht…

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz, ku një grua ka mbetur e plagosur me armë zjarri.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se plagosja ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa bashkëshorti i saj po pastronte armën e tyre të tipit çifte.

E plagosura është dërguar menjëherë me urgjencë në Spitalin e Traumës nga bashkëshorti, ndërsa aktualisht nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.