Qindra tifozë shqiptarë kanë nisur udhëtimin drejt Prishtinës për të mbështetur Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen ndaj Turqisë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Tifozët, të pajisur me flamuj kombëtarë dhe flamuj të UÇK-së, kanë krijuar një atmosferë të gjallë dhe entuziaste që nga nisja e rrugës. Në pikën kufitare të Morinës, numri i madh i udhëtarëve ka shkaktuar radhë kilometrike, duke reflektuar mbështetjen e madhe të shqiptarëve për ekipin e Kosovës.
Pritet që në stadium atmosfera të jetë festive, ndërsa tifozët do të jenë një mbështetje e fortë për lojtarët në këtë përballje të rëndësishme.









