Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të vendosë një afat kohor për përfundimin e luftës me Iranin.
Në një intervistë për televizionin amerikan Newsmax, Netanyahu u shpreh se konflikti është tashmë “përtej gjysmës”, duke lënë të kuptohet se operacionet do të vijojnë pa një datë të përcaktuar për mbylljen e tyre.
Ai shtoi gjithashtu se, sipas vlerësimit të tij, Republika Islamike e Iranit mund të përballet me një dobësim të brendshëm, duke deklaruar se regjimi “do të shembet nga brenda”.
Deklaratat e tij janë raportuar edhe nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve AFP.









