Kombëtarja e Turqisë ka zhvilluar konferencën për shtyp në prag të përballjes së rëndësishme me Kosovën, ku në fokus ishin trajneri Vincenzo Montella dhe ylli i Inter Milanit, Hakan Çalhanoğlu.
Mesfushori turk nuk kurseu fjalët e mira për kosovarët, duke i cilësuar si “vëllezër” dhe duke theksuar lidhjet e tij me shqiptarët.
“E njoh Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda. Kam shumë shokë shqiptarë, madje di edhe disa fjalë shqip, por nuk mund t’i them këtu”, u shpreh Çalhanoglu me buzëqeshje.
Nga ana tjetër, trajneri Vincenzo Montella vlerësoi maksimalisht përfaqësuesen e Kosovës, duke e cilësuar ndeshjen si një sfidë shumë të vështirë.
“Do të ketë presion, por besoj se do ta menaxhojmë. Kosova ka arritur deri këtu me meritë dhe ka pasur vazhdimësi në rezultate. Do të jetë si një finale e madhe”, deklaroi ai.
Sfida pritet me interes të madh, ndërsa të dyja skuadrat synojnë një rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme.









