Shokon Maduro nga burgu në SHBA! – Thyen heshtjen pas muajsh – Mesazhi i tij po bën xhiron e botës”

Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka reaguar për herë të parë publikisht që nga arrestimi i tij nga forcat amerikane në janar, duke dërguar një mesazh nga paraburgimi në SHBA.

Në deklaratën e publikuar në rrjetet sociale, Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, shprehen se janë “të palëkundur dhe të qetë”, duke theksuar se po përballojnë situatën me besim dhe mbështetje nga ndjekësit e tyre.

Çifti mbahet prej muajsh në një burg federal në Brooklyn, pasi u kapën gjatë një operacioni të forcave amerikane në Karakas dhe u transferuan në SHBA për t’u përballur me akuza të rënda, përfshirë narko-terrorizëm dhe trafik droge. 

Sipas raportimeve, ata kanë akses shumë të kufizuar në informacion dhe komunikojnë vetëm përmes telefonatave të rralla me familjarët dhe avokatët. Ndërkohë, Maduro vazhdon të deklarojë pafajësinë dhe e ka cilësuar veten si “rob lufte”.

Ndërkohë në Venezuelë, skena politike ka ndryshuar ndjeshëm pas rrëzimit të tij, me drejtimin e vendit që tashmë është marrë nga struktura të reja qeverisëse, ndërsa çështja e tij ligjore në SHBA pritet të ketë zhvillime të rëndësishme në muajt në vijim.