Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar zgjatjen me 10 ditë të pezullimit të sulmeve ndaj termocentraleve iraniane.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump bëri të ditur se ky vendim është marrë pas një kërkese nga qeveria iraniane, ndërsa theksoi se mes palëve po zhvillohen bisedime.
Sipas tij, pezullimi do të jetë në fuqi deri më 6 prill 2026, duke i lënë hapësirë vazhdimit të negociatave.
“Bisedimet janë duke vazhduar dhe po shkojnë shumë mirë”, u shpreh Trump, duke hedhur poshtë pretendimet e disa mediave që, sipas tij, kanë raportuar ndryshe mbi situatën.
Vendimi shihet si një përpjekje për të ulur tensionet dhe për të krijuar mundësi për një zgjidhje diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit.









