Kombëtarja e Sllovakisë ka rikthyer epërsinë ndaj Kosovës në minutat e fundit të pjesës së parë, duke e mbyllur këtë fraksion loje në avantazh 2-1.
Golin e dytë për vendasit e realizoi Lukas Haraslin, i cili me një goditje të fortë nga distanca mposhti portierin Muric, duke ndezur festën në stadiumin “Tehelné Pole”.
Sllovakia e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me një gol me kokë nga Martin Valjent.
Megjithatë, reagimi i Kosovës ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 21-të Veldin Hoxha barazoi rezultatin me një supergol nga jashtë zone.
Pjesa e dytë pritet të jetë vendimtare për fatin e këtij dueli, me Kosovën që do të kërkojë përmbysjen dhe kualifikimin historik. ⚽🔥









