Greqia rrit pagën minimale në 920 euro – Përfitues edhe emigrantët shqiptarët

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar rritjen e pagës minimale mujore në 920 euro, një shtesë prej 40 eurosh krahasuar me vitin e kaluar. Kjo përkthehet në një përfitim vjetor afërsisht gjysmën e një page mujore.

Rritja e pagës minimale është e gjashta që nga viti 2022 dhe shënon një avancim të akumuluar prej 41.5% që nga viti 2019. Përveç pagës, përmirësime priten edhe në skemat trevjeçare, pagat në sektorin publik dhe disa përfitime shtesë sociale.

Mitsotakis theksoi rëndësinë e stabilitetit dhe unitetit të brendshëm për forcën e vendit, duke shtuar se:

“Fuqia për të dalluar të rëndësishmet nga të parëndësishmet në një botë që ndryshon, është ajo që duhet të udhëheqë vendin tonë.”

Rritja e pagës do të hyjë në fuqi më 1 prill, ndërsa plani parashikon që deri në vitin 2027 paga minimale të arrijë 950 euro. Punonjësit nën 30 vjeç përfitojnë më shumë falë përfitimeve fiskale dhe përjashtimeve nga taksat.

Sipas autoriteteve greke, nga kjo rritje përfitojnë të gjithë punonjësit, përfshirë edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, duke përmirësuar standardin e tyre jetësor dhe mbështetjen sociale.