Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani është i interesuar për një marrëveshje me SHBA-në, pavarësisht retorikës së ashpër që përdor publikisht.
Gjatë një eventi për mbledhje fondesh të Partia Republikane në Washington, Trump theksoi se negociatat mes dy vendeve janë në zhvillim, edhe pse tensionet mbeten të larta.
Sipas tij, Teherani dëshiron një marrëveshje, por nuk e pranon hapur për shkak të presionit të brendshëm.
“Ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje, por kanë frikë ta thonë, sepse mendojnë se populli i tyre do t’i vrasë,” u shpreh Trump.
Këto deklarata vijnë në një moment kur Irani ka refuzuar propozimin amerikan për paqe, ndërsa përplasjet dhe tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të mbeten të larta.









