Një moment i veçantë dhe gazmor ndodhi gjatë konferencës për shtyp të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo, në prag të ndeshjes ndaj Polonisë.
Pak pasi u ul në tavolinë për të folur me mediat, trajneri pa dashje rrëzoi mikrofonin që kishte përpara, duke shkaktuar një moment të çuditshëm në sallë. Menjëherë ai ngriti duart dhe kërkoi falje, ndërsa Fatjon Kodra, zyrtari i departamentit të komunikimit të FSHF, e rregulloi mikrofonin në mënyrë që konferenca të vazhdonte normalisht.
Por surpriza erdhi në fund. Kur Silvinjo po largohej, ai iu drejtua përsëri Kodrës:
“Fatjon, stilolapsin! Më ke humbur stilolapsin!”
Zyrtari i FSHF u kthye menjëherë për t’ia dorëzuar, duke mbyllur episodin me një ton komik që tërhoqi buzëqeshje edhe tek mediat e pranishme.
Ky incident i vogël ka bërë xhiron e rrjetit, duke treguar edhe njëherë anën më njerëzore dhe të qeshur të trajnerit brazilian në ambientet e Kombëtares.
SHIH VIDEON









