Tensione në horizont për Poloni–Shqipëri – Prezenca në stadium e Presidentit polak, Karol Nawrocki pritet ta çojë ndeshjen tej futbollit

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë në Varshavë rrezikon të shkojë përtej futbollit, pasi në stadium pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti polak, Karol Nawrocki.

Sipas mediave vendase, kreu i shtetit është një frekuentues i rregullt i eventeve sportive dhe ka vendosur të ndjekë nga afër këtë përballje të rëndësishme. Megjithatë, prania e tij mund të shoqërohet me tensione.

Në muajt e fundit, tifozët polakë kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj presidentit në stadiume të ndryshme si Lodz, Gdansk, Krakovë, Poznan dhe Lublin, ku janë shfaqur pankarta dhe thirrje kundër tij.

Zemërimi i tyre lidhet me vendimin e presidentit për të vënë veton ndaj amendimeve në Kodin Penal, të cilat parashikonin ndryshime të rëndësishme në sistemin e drejtësisë, përfshirë kufizimin e paraburgimit dhe zgjerimin e të drejtave të mbrojtjes ligjore.

Për këtë arsye, edhe gjatë ndeshjes në Varshavë priten reagime të ngjashme nga tifozët, duke shtuar një dimension politik në një sfidë që pritej të ishte thjesht sportive