Vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës për të shpallur antikushtetues dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ka sjellë reagimin e parë nga Vetëvendosje.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të kësaj force politike, Arbërie Nagavci, deklaroi se aktgjykimi konfirmon se vendimi i presidentes ishte në kundërshtim me Kushtetutën.
Në reagimin e saj, Nagavci theksoi se ushtrimi i detyrave institucionale kërkon përgjegjësi të lartë dhe duhet të shmangë çdo ndikim nga konfliktet personale. Ajo shtoi se ky moment duhet të shërbejë si një thirrje për reflektim për të gjithë aktorët politikë.
Sipas saj, prioritet në ditët në vijim duhet të jetë shmangia e një krize të re politike dhe e zgjedhjeve të parakohshme, duke u fokusuar në zgjedhjen e presidentit dhe stabilitetin institucional.
Reagimi i Vetëvendosjes vjen në një moment delikat për skenën politike në Kosova, ku vendimi i Kushtetueses pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimet e ardhshme politike.









