Edi Rama mbledh qeverinë dhe grupin e deputetëve të partisë së tij – Fokusi tek Kadastra, reforma territoriale dhe strategjia e komunikimit

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të shtunën një mbledhje të përbashkët me kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar të Partia Socialiste. Takimi pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Sipas agjendës, mbledhja do të hapet nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ndërsa më pas fjalën do ta marrë vetë Rama.

Në fokus të diskutimeve do të jetë edhe raportimi i drejtueses së Kadastrës, Lorena Goxhobelli, e cila do të paraqesë ecurinë e institucionit dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve lidhur me problematikat e ngritura nga qytetarët.

Gjithashtu, bashkëkryetari i PS për reformën administrativo-territoriale, Arbjan Mazniku, do të raportojë mbi zhvillimet dhe planet në këtë drejtim.

Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes do të jetë prezantimi i strategjisë së komunikimit nga ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili.

Takimi do të mbyllet me fjalën përmbyllëse të kryeministrit Rama dhe të Taulant Ballës.