Ish-deputeti Ervin Salianji, kandidat për kryetar të Partisë Demokratike, u shpreh në emisionin “Now” të Euronews Albania se është i vendosur të ruajë etikën në komunikimin publik, por nuk do të qëndrojë pa reaguar ndaj trillimeve mbi personin e tij.
“Do të përpiqem të jem etik në publik, por nëse përhapen të pavërteta, do të përgjigjem me reciprokitet”, tha Salianji, duke paralajmëruar një qasje të ashpër ndaj çdo manipulimi që mund të ndikojë në garën për kryesinë e PD-së.
Ai shtoi se fokusi i tij mbetet tek demokratët dhe rikthimi i partisë si një alternativë fituese, duke theksuar se gara duhet të jetë e ndershme dhe jo e manipuluar nga individë që përpiqen të kontrollojnë rezultatin.
Në këtë kontekst, Salianji duket i gatshëm të sfidojë çdo ndikim të jashtëm ose brendshëm që mund të cënojë integritetin e procesit zgjedhor brenda PD-së.









