TRONDITET PD/ Salianji i plas bombën Berishës duke i nxjerrë të fshehtën e një bisede sekrete: Më tha se i është borxhlli Ramës deri më 2033

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë deklarata të forta lidhur me bisedat që, sipas tij, ka zhvilluar me kreun e PD-së, Sali Berisha.

Gjatë një interviste televizive, Salianji pretendoi se Berisha i ka pohuar ekzistencën e një “detyrimi” ndaj kryeministrit Edi Rama, që lidhet me periudhën kur ai ndodhej në arrest shtëpie. Sipas tij, ky detyrim do të ndikonte në qëndrimin politik të Berishës deri në vitin 2033.

Salianji u ndal edhe te përvoja e tij personale, duke kujtuar periudhën 10-mujore në burg dhe vonesat, sipas tij, në dhënien e lejes për kandidim, çka e pengoi të merrte pjesë në zgjedhje në kohën e duhur.

Ai theksoi se deri më tani ka ruajtur etikën duke mos bërë publike biseda të tilla, por paralajmëroi se mund të zbulojë të tjera detaje nëse, sipas tij, vijojnë akuzat dhe “trillimet”.

Në fund, Salianji kritikoi lidershipin aktual të PD-së, duke theksuar se partia duhet t’u përkasë anëtarëve të saj dhe jo individëve të veçantë, ndërsa kërkoi një garë të ndershme dhe transparente për drejtimin e saj.