E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim në Ministrinë e Brendshme me ministrin Besfort Lamallari.
Burime bëjnë me dije se në qendër të diskutimeve ishte procesi për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit, një garë që po ndiqet me interes të lartë institucional.
Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për strukturat e sigurisë në vend, ndërsa pritet që emërimi i kreut të ri të policisë të ndikojë në drejtimin dhe reformat e këtij institucioni kyç.









