Irani ka hedhur poshtë pretendimet për zhvillimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, duke kundërshtuar deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas mediave shtetërore iraniane, të cilat citojnë Ministrinë e Jashtme, nuk ka pasur asnjë dialog me Uashingtonin, ndërsa deklaratat e Trump konsiderohen si përpjekje për të ndikuar në tregjet energjetike dhe për të fituar kohë për plane të mundshme ushtarake.
Agjencia Mehr News raportoi se ekzistojnë iniciativa nga vende të rajonit për të ulur tensionet, por Irani thekson se nuk është pala që e ka nisur konfliktin dhe se çdo kërkesë për zgjidhje duhet t’i drejtohet SHBA-së.
Ndërkohë, burime të cituara në media iraniane pretendojnë se tërheqja e fundit e Uashingtonit lidhet me paralajmërimet e Teheranit për të goditur objektiva strategjikë në Gjiri Persik, duke rritur më tej tensionet në rajon.









