Aksident fatal në Vlorë – përplasje kokë më kokë: humbin jetën dy shoferë – një tjetër në gjëndje të rëndë

Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Vlorë–Kotë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën drejtuesit e të dy mjeteve, ndërsa një pasagjer ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, automjetet duken të shkatërruara rëndë, çka tregon për një përplasje të fortë ballore. Dyshohet se mjetet kanë qenë në lëvizje me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohen shkaqet që çuan në këtë përplasje fatale.