Rama ngul këmbë tek e veta: ‘Negociatat me BE do t’i mbyllim brenda mandatit’

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Asambleja e Partia Socialiste se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt integrimit europian dhe se negociatat me Bashkimi Europian do të përmbyllen brenda mandatit të qeverisë së tij.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se procesi i negociatave nuk është ndalur “asnjë sekondë”, duke nënvizuar se raportet e institucioneve europiane për Shqipërinë janë pozitive.

Ai u shpreh i vendosur se nuk ka asnjë pengesë reale që mund të ndalë këtë proces, duke hedhur poshtë zërat kritikë dhe duke theksuar se puna për çdo kapitull negociatash po vijon intensivisht nga administrata.

“Negociatat nuk kanë ndalur dhe do t’i mbyllim brenda mandatit tonë. Nuk ka asgjë që e ndalon Shqipërinë në këtë rrugë”, deklaroi Rama, duke shtuar se përpjekjet për integrimin në BE janë të pandalshme.

Kryeministri gjithashtu nënvizoi angazhimin e qindra specialistëve në administratë që po punojnë për përmbushjen e kritereve dhe avancimin e çdo kapitulli negociues, duke e cilësuar procesin si një prioritet kombëtar.