“Po u hoq sot, paguhet 10-fish nesër” – Rama i vendosur të mbajë taksën e qarkullimit në çmimin për litër të naftës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit për taksën e qarkullimit në çmimin e karburanteve, duke sqaruar se heqja e saj nuk do të sillte ulje të kostos për qytetarët, por përkundrazi rritje të barrës financiare.

Sipas tij, nëse kjo taksë hiqet nga çmimi i naftës, ajo do të zhvendoset në një formë tjetër, konkretisht si taksë mbi automjetin, duke rënduar më shumë përdoruesit.

“Problemi nuk është se ulet këtu, por se do të shkojë diku tjetër. Dhe nëse kalon si taksë për automjetin, qytetarët mund të paguajnë deri në katërfish apo edhe dhjetëfish më shumë, në varësi të kategorisë së makinës”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se sistemi aktual bazohet në parimin “ndotësi paguan”, ku ata që konsumojnë më shumë karburant dhe ndotin më shumë, kontribuojnë më shumë në buxhet.

Ai shtoi se kjo formë taksimi konsiderohet më e drejtë, pasi lidhet drejtpërdrejt me përdorimin real të automjetit, duke shmangur një barrë fikse që do të prekte të