Lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet me ritme të shpejta, teksa Irani ka lëshuar raketa drejt Tel Avivit, duke paralajmëruar një hakmarrje të fortë pas vrasjes së shefit të sigurisë, Ali Larijani.
Një video e publikuar nga media iraniane në Telegram tregon momentin e lëshimit të raketave, ndërsa Garda Revolucionare konfirmoi përdorimin e raketave Khorramshahr-4 në sulmet e saj “intensive” kundër Izraelit.
Sipas raportimeve nga terreni, një “breshëri” raketash goditi qytetin, duke shkaktuar viktima. Shërbimet e emergjencës në Izrael konfirmuan se një burrë dhe një grua, të dy në të 70-at, humbën jetën si pasojë e plagëve të rënda.
Nga ana tjetër, zyrtarët iranianë kanë ashpërsuar tonet. Komandanti i ushtrisë, Amir Hatami, deklaroi se përgjigjja ndaj vrasjes së Larijanit do të jetë “vendimtare dhe për t’u ardhur keq”, ndërsa gjeneralmajori Ali Abdollahi paralajmëroi drejtpërdrejt: “Presidenti Donald Trump duhet të presë për surprizat tona”.
Retorika kërcënuese dhe sulmet e drejtpërdrejta tregojnë se konflikti po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, me pasoja të paparashikueshme për rajonin.









