VIDEO-LAJM/ Sfidë thashethemeve mbi vdekjen e tij – Netanjahu publikon takimin me ambasadorin e SHBA: “Jam gjallë dhe me të gjithë gishtat”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një video të re në rrjetet sociale për të hedhur poshtë teoritë konspirative që pretendojnë se ai është vrarë ose plagosur rëndë në një sulm iranian.

Ditët e fundit, zyra e tij ka shpërndarë vazhdimisht pamje dhe foto ku ai shfaqet në publik, në përpjekje për të kundërshtuar spekulimet që kanë qarkulluar gjerësisht online. Këto pretendime u nxitën edhe nga një video ku dora e tij dukej sikur kishte gjashtë gishtërinj, duke ngritur dyshime për manipulim me inteligjencë artificiale.

Në videon më të fundit, Netanyahu shihet duke biseduar në një korridor me ambasadorin amerikan në Jerusalem, Mike Huckabee, i cili i përcjell një mesazh nga presidenti amerikan për t’u siguruar për gjendjen e tij.

Duke reaguar me ironi ndaj spekulimeve, Netanyahu deklaron se është gjallë dhe “me të gjithë gishtat në vend”, ndërsa thekson se bashkëpunimi me SHBA-të dhe aleatët e tjerë mbetet i fortë përballë kërcënimeve në rajon.