Pentagoni prodhon “Lucas” – Dronin kamikaz që kopjon Iranin

Pentagoni po planifikon prodhimin masiv të dronit kamikaz “Lucas”, i përdorur së fundmi nga ushtria amerikane kundër objektivave në Iran, raporton Wall Street Journal.

Droni është dizajnuar duke u bazuar në modelin iranian “Shahed”, i njohur për sulmet ndaj vendeve të rajonit. Shtetet e Bashkuara filluan përdorimin e dronëve “Lucas” që nga fundi i vitit të kaluar.

Emil Michael, nënsekretar i Kërkimit dhe Inxhinierisë në Pentagon, tha se dronët kanë funksionuar shumë mirë dhe janë një “mjet i dobishëm” për ushtrinë, ndërsa kompania prodhuese SpektreWorks ka prodhuar dhjetëra njësi, pa dhënë shifra të sakta për përdorimin e tyre në operacione luftarake.