Mesazh për festën e Novruzit – Netanyahu uron iranianët: Uroj që ky të jetë një vit lirie dhe shprese

Në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, ka dërguar një mesazh urimi për popullin e Iranit me rastin e festës së Novruzi.

Në mesazhin e tij, Netanyahu e përshkroi këtë festë si një simbol të shpresës, lirisë dhe fillimeve të reja, duke theksuar besimin e lashtë të popullit iranian se drita triumfon mbi errësirën dhe e mira mbi të keqen.

Ai u bëri thirrje iranianëve që ta festojnë këtë moment me familjen dhe miqtë, duke shprehur dëshirën që Novruzi të sjellë një fillim të ri plot shpresë dhe optimizëm.

“Këtë vit kjo festë ka një kuptim të veçantë. Festojeni me familjen, miqtë dhe të dashurit tuaj. Ju uroj një Novruz të lumtur – një vit lirie dhe një fillim të ri shprese për të gjithë ju”, thuhet në mesazhin e kryeministrit izraelit.