Britania i thotë “jo” Trumpit – Refuzon të dërgojë anije luftarake patrullimi në Ngushticën e Hormuzit

Mbretëria e Bashkuar nuk planifikon të dërgojë së shpejti anije luftarake për patrullime në Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës.

Kryeministri britanik Keir Starmer pranoi se vendimi nuk ishte i lehtë, duke theksuar se çdo veprim në rajon kërkon koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të krijuar një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm.

Ai la të kuptohet gjithashtu një kritikë ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se çdo përfshirje ushtarake nuk duhet të përfundojë duke i sjellë përfitime Vladimir Putin, në një kohë kur disa sanksione ndaj naftës ruse janë lehtësuar përkohësisht.

Starmer theksoi se çdo ndërhyrje duhet të mbështetet në një bazë të qartë ligjore dhe në një plan të detajuar operacional. Ai gjithashtu theksoi se ky mision nuk është pjesë e NATO, duke iu përgjigjur deklaratave të Trump se do të ishte problematike nëse vendet e aleancës nuk do të përfshiheshin në operacion.