Mojtaba Khamenei në gjendje kritike – Mbahet gjallë me aparatura mjekësore pas sulmit që vrau të atin.

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ndodhet në gjendje kritike dhe po mbahet në jetë me ndihmën e aparaturave të frymëmarrjes, pas një sulmi ajror që shkaktoi vdekjen e të atit, ish-liderit suprem Ali Khamenei, si dhe të gruas dhe djalit të tij 8-vjeçar.

Sipas burimeve nga Sina University Hospital, Mojtaba është në koma, ka dëmtime të rënda në këmbë dhe lëndime të mundshme në mëlçi dhe stomak, dhe mbijetesa e tij varet plotësisht nga suporti jetësor.

Megjithëse figura e tij është simbolike, Gardat Revolucionare Islamike të Iranit vazhdojnë të kryejnë operacione me dronë dhe raketa, ndërsa vendi funksionon sipas planit të krijuar nga lideri i ndjerë. Mojtaba, në një deklaratë të lexuar nga mediat shtetërore, premtoi hakmarrje dhe kërcënoi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur, duke rrezikuar tregjet ndërkombëtare të energjisë.